SEMINARI DHE KOLLOKFIUMI PËR GJYQËTAR, DELEGATË DHE MJEK SPORTIV

Federata e boksit e Kosovës përkatesisht Shoqata e gjyqëtarëve të boksit me16.12.2023 në lokacionet e Hotel “Sirius” në Prishtinë nga ora 16 :00 organizoj seminarin dhe kollokfiumin për gjyqëtarë, delegate dhe mjek sportive, si dhe pranimin e 6 gjyqëtarëve të rinjë: Dalina Baraliu, Elbasan Tahiri, Ylber Qorri, Egzon Shajkovci, Qendrim Avdiu, Tirron Mamusha dhe 1 delegatë Halil Kurhasku të cilët ju nënshtruan provimeve me shkrim.

Pas mbarimit të sezonit vjeshtor të garave në boks, shoqata e gjyqëtarëve, delegatëve mban seminarin dhe kollokfiumin (ripërtrirje të diturisë) për gjyqëtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve, poashtu bën analizën e referimit gjatë vitit 2023.

Ky seminar ishte me rëndësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqëtarëve.

Ligjerues për gjyqëtar ishin gjyqtari me licencë ndërkombëtare IBA Latif Demolli dhe kryetari i SHGJK Agim Tahiraj, ndërsa tema kryesore e këtij seminari ishin ”Ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në boks nga tetori 2023”.

Ligjerues për delegatë ishte Sylejman Voca që informoj mbi punën e delegatit para fillimit të meqit dhe deri me përfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre.

Ndërsa mjeku Artan Lushaj ligjeroj për mjeksinë sportive për kontrollimet mjekësore që janë të domosdoshme gjatë një viti, kontrollimet mjeksore para meqeve që janë të domosdoshme dhe kush ka drejtën të boksojë.

Shoqata e gjyqëtarëve e Kosovës gjithnjë është në hap me njohjen e ndryshimeve dhe plotësimeve më të reja nga rregullat teknike të IBA-së.