KOSOVA ME 3 BOKSIER DHE 1 BOKSIERE NË TURNEUN ”NDËRKOMBËTAR “STRANDJA”

Ekipi i Kosovës në boks me 02 shkurt udhëton në Bullgari që të marrë pjesë në turneun më të madhin ndërkombëtar në kalendarin e federatës botërore IBA “ STRANDJA” i 75 me rradhë që do të mbahet nga 04 deri më 11 shkurt 2024 në Sofje të Bullgaris.

Kosova përfaqesohet me boksieren 60kg.Donjeta Sadiku,dhe boksierët: 54kg.Bashkim Bajoku, 71kg.Loris Idrizi, 86kg.Taulant Jakupi, u.d. së selektorit Musli Zymberi, selektoti i femrave Faton Xhakli, trajnerja Marjola Sallauka dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndaj drejtësinë, në listë për të marrë pjesë ka qenë edhe 67kg.Shpetim Bajoku po për shkak të një lëndimi nuk do të mund të marrë pjesë.

Në kët turne janë paraqitur të marrin pjesë 44 shtete nga 6 kontinente një mini kampionat botëror me më shumë se 460 përfaqësues nga e gjithë bota, konkurenca do të jetë mjaft e forte.