DONJETA SADIKU NË KAMPIN PËRGADITOR NDËRKOMBËTAR NË ASISSI (ITALI)

Boksierja Donjeta Sadiku së bashku me trajneren Marjola Sallauka në mbështetje të KOK nga 13 deri me 29 shkurt janë në pergaditje në kampin ndërkombëtar në Assisi (Itali).
Donjeta Sadiku është njëra ndër kandidatet kryesore për Lojrat Olimpike, këto përgaditje janë të mirëseardhura për Donjeten që të jetë në formë sa më të mirë për garen kualifikuese për Lojrat Olimpike Parisi 2024, që do të mbahen nga 02-12 Mars në Busto Arzizio, Itali.