Për dy ditë radhazi është zhvilluar Kampionati individual i Kosovës në boks për senior, U18 dhe junior U16, ku morën pjesë 22 klube.
“U zhvilluan duele me boks të mirë sidomos në finale ku të pranishmit në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët në ring.
Sidomos dueli në kategorinë super të rëndë në mesë dy reprezentuesve Donat Syla dhe Shpejtim Shabani që nuk kursyen asgjë nga vetja duke shkëmbyer goditje gjatë tre raundeve që ngriti publikun në këmbë, dhe në fund fitues i duelit doli boksieri
Gjilanas Donat Syla që njëherit u shpall edhe boksieri më i mirë senior i kampionatit.
Boksieri më i mirë senior : Donat Syla
Boksieri më i mirë i ri: Zenel Hasani
Boksieri më i mirë junior: Ensar Badalli