Bashkim Bajoku ka pësuar humbje ndaj boksierit nga Taxhikistani, Vokhidov Asror, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ai pas kësaj humbjeje, është eliminuar kështu nga garat kualifikuese për Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris.
Ky turne kualifikues botëror është duke u mbajtur në Bangkok të Tajlandës.
Përndryshe, deri më tani është vetëm Donjeta Sadiku nga boksi që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike.