Donjeta Sadiku eliminohet nga Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

Donjeta Sadiku është ndalur në të tetën e finales në Lojërat Olimpike Paris 2024. Ajo u mund nga kolumbiana, Valdes Pana, kategoria -60 kg.

Sadiku dha maksimumin e saj, por që nuk mjaftoi për t’iu ngritur dora lartë.

Donjeta përfundon në vendin e nëntë me një fitore të realizuar.