Kampionatit Evropian U23 Sofia (Bullgari)

Fitore me ndërprerje në raunden e parë e Taulant Jakupit 86kg.kundër boksierit Scotlandez Mcnulty Robert.

Në 67kg.Loris Idrizi pësoi humbje prej boksierit Hakoblokhyan Harutyun nga Armenia me rezultat të ngushtë 3:2 edhe pse ndoshta Idrizi duhej të shpallet fitues por gjyqtaret menduan ndryshe.

Nesër me 14 tetor nga ora 17:30 86kg.Taulant Jakupi bokson kundër boksierit nga Serbia Pizurica Marko.

Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Nazim Halili u ndan të kënaqur me boksin që treguan sot boksierët tanë.