Më 23-24 nëntor mbahet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor 2024 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

FBoxK ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor. Turneu është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë, marrë parasysh edhe faktin se mbahet nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrëse në turne do të jenë tetë shtete.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 nëntor, me fillim në ora 16:00, ndërsa finalet të nesërmen (24 nëntor) me fillim në ora 12:00.