Bordi Ekzekutiv i FBoxK i propozon Kuvendit për anëtarësim të federatës në “World Boxing”

Bordi Ekzekutiv i FBoxK i propozon Kuvendit për anëtarësim të federatës në “World Boxing”

Bordi Ekzekutiv i Federatës së Boksit të Kosovës mbajti të enjten (12 dhjetor 2024) mbledhjen e rregullt. BE vendosi njëzëri që FBoxK të largohet nga Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), e cila është e suspenduar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe të anëtarësohet në “World Boxing”. Propozimi i Bordit i dërgohet Kuvendit të rregullt vjetor të FBoxK, që do të mbahet në janar të vitit 2025. “World Boxing” është Federatë e re Ndërkombëtare, e cila deri më tani ka 55 anëtare dhe ka mbështetjen e fuqishme të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të mbetur boksi në programin e Lojërave Olimpike Los Angjelos 2028.