Bashkim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2024

Bashkim Bajoku dhe Donjeta Sadiku ju kanë takuar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës.

Bajoku boksieri më i mirë i vitit, ndërsa Sadiku u zgjodh boksierja më e mirë e vitit.

Trajneri më i mirë Besim Brahimi.

Gjyqtari më i mirë Latif Demolli.

Epiteti i punëtorit më të dalluar i takoj Agron Kamberi.

Klubi më i mirë u zgjodh “Nitro”nga Ferizaj.

Në ceremoninë e organizuar në Hotel Sirius në Prishtinë, krahas drejtuesve të FBoxK-së, me në krye kryetarin Enver Krasniqi, morën pjesë ish boksierët e plejadës së artë, përfaqësues të KOK-ut, federatave sportive dhe klubeve të boksit.

Me manifestimin e sotëm FBOXK-ja, ka përmbyllur aktivitetet për vitini 2024.

Më poshtë mund të gjeni listën e të gjithë laureatëve 2024, të cilëve iu urojmë suksese edhe në vitin 2025.