Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi priti Donjeta Sadikun
Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), kryetarin Enver Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm, Latif Demolli, boksieren Donjeta Sadiku dhe trajneren e saj, Marjolla Sallauka, pas fitimit të normës olimpike Paris 2024. Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO Paris 2024, pas katër luftërave të fituara në turneun botëror kualifikues të mbajtur në Busto Arsizio të Italisë….