SEMINARI DHE KOLLOKFIUMI PËR GJYQTARË, DELEGAT DHE MJEK SPORTIV

Federata e boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit me 12.01.2024 në Shtëpin e Sporteve në Prishtinë nga ora 13:00 ka mbajtur seminarin dhe kollokfiumin për gjyqtare, si dhe pranimin e 4 gjyqtarëve të rinjë në SH.GJ.K., dhe seminari për delegate dhe mjek sportivë.

Para fillimit të sezonit pranveror të garave në boks, shoqata e gjyqtarëve mban seminarin dhe kollokfiumin (ripërtrirje të diturisë) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit pranveror.

Ky seminar është me rëndësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve.

Ligjerues për gjyqtar ka qenë gjyqtari me licencë ndërkombëtare IBA 3 yje Latif Demolli, dhe kryetari i gjyqtarëve Agim Tahiraj, ndërsa tema kryesore të ketij seminari ishin ”Ndryshimet e kategorive në boks dhe poentimit, ndryshimi dhe plotsimi i disa rregullave teknike në boks”.

Poashtu ligjeruesi për delegatë ishte Sylejman Voca që i informoj mbi punën e delegatit para fillimit të meqit dhe deri me përfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre.

Ndërsa mjeku Agron Kamberi ligjeroj për mjeksinë sportive dhe për kontrollimet mjekësore gjatë një viti dhe kontrollimet para meqeve që janë të domosdoshme, dhe kush ka të drejtën të boksoj.

Shoqata e gjyqtarëve e Kosovës gjithni është në hap me njohjen e ndryshimeve dhe plotsimeve më të reja nga rregullat teknike të federatës botërore.

Poashtu u pranuan edhe 4 gjyqtarë të rinjë që do të nënshtrohen provimeve teorike dhe praktike