Me organizim të Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u zhvillua edicioni i 17-të i turneut tradicional të boksit “Pavarësia”.
Ky turne mblodhi boksierë nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, të cilët zhvilluan duele të forta, duke treguar nivel të lartë garues.
Në përmbyllje të aktivitetit, u ndanë çmimet individuale për më të mirët:
Boksieri më i mirë – Shpëjtim Bajoku (KOS)
Tekniku më i mirë – Ahmed Koçi (ALB)
Çifti më luftarak – Shpejtim Shabani (KOS) – Arian Gashi (KOS)
Boksieri më i mirë i huaj – Erijon Saidi (MKD)
Boksieri më Fair Play – Latin Ivanov (BUL)
Me këtë edicion të suksesshëm, turneu “Pavarësia” konfirmoi edhe një herë rëndësinë e tij në skenën e boksit vendor dhe ndërkombëtar.




