Ekipi i Kosoves në boks me 22 shkurt udhëton në Bullgari që të marrë pjesë në turneun më të madhin ndërkombëtar “STRANDJA” i 76 me rradhë që do të mbahet nga 23 shkurt – 03 mars në Sofia të Bullgaris. Kosova përfaqësohet me boksieren 60kg.Donjeta Sadiku dhe boksierët: 54kg.Bashkim Bajoku, 67kg.Shpetim Bajoku, 71kg.Loris Idrizi, 86kg.Taulant Jakupi, selektori Faton Xhakli, u.d.sesektorja Marjola Sallauka dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndaj drejtësinë.
Betejat të klasit botëror priten në edicionin e 76-të të Kupës Strandja
Medalistët olimpikë, botërorë dhe evropianë do të takohen në edicionin e 76-të të Kupës Strandja. Turneu më i vjetër i boksit në Evropë përfaqësuesit e 4 kontinenteve – Evropës, Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut – do të hyjnë në ring për të kryqëzuar dorezat. Në turne pritet të marrin pjesë rreth 300 boksierë nga më shumë se 20 vende. Midis tyre janë kombe tradicionalisht të forta si Armenia, Kina, Franca, Italia, Irlanda, Kazakistani, Turqia dhe Uzbekistani, konkurenca do të jetë mjaft e forte.