Me datat 22-23 mars 2025, në Pragë (Republika Çeke) organizoi Kongresin Inaugurues Evropian të Boksit, gjatë të cilit u zgjodhën autoritetet e reja të Federatës. President u zgjodh Lars Brovil (Danimarkë) dhe nënkryetarë: Marketa Vochoska (Republika Çeke), Len Huard (Holandë) dhe Almar Ogmundsson (Islandë).
European Boxing, si një Federat kyçe në kontinent, punon ngushtë me Federatën Botërore të Boksit, duke u përpjekur së bashku për të zhvilluar dhe popullarizuar boksin në arenën ndërkombëtare.
Në këtë Kongres morën pjesë përfaqësuesit e FboxK – Presidenti Enver Krasniqi dhe sekretari gjeneral Latif Demolli.
Kongresi ishte një moment i rëndësishëm për të ardhmen e boksit evropian dhe autoritetet e sapozgjedhura do të përballen me sfidën e modernizimit të mëtejshëm dhe forcimit të pozitës së boksit olimpik.
Federata e Boksit e Kosovës përgëzon autoritetet e reja dhe u uron suksese në arritjen e qëllimeve të tyre.




