Sot me date, 01.04.2025, Kryetari i Komisionit Disiplinor të Federatës së Boksit të Kosovës Fatmir Makolli, pas shqyrtimit të qështjes edhe me anëtarët e Komisionit, duke vendosur në lidhje me shkeljen e Halil Morina trajner i Klubit të Boksit “Kastritoti” nga Klina, me date 22.03.2025 giatë mbajtjes së turneut “Epopeja e Dukagjinit”, bazuar në nenin 49 të Rregullores për Procedurën Disiplinore të Federatës së Boksit të Kosovës, merrë këtë:
VENDIM
I. SHOIPTOHET masa Disiplinore, NDALESË pjesëmarrje në gara të FBOXK për periudhen Gjashtë (6) mujore, duke filluar nga data e hyrjes në fugi të këtij vendimi, ndaj Halil Morina trajner i Klubit të Boksit “Kastritoti” nga Klina.
II. I lartepermenduri, giate garave te zyrtare, lejohet te jete prezent vetem ne hapesirat e dedikuara per publik.
III. Vendimi hyn ne fugi ne diten e nenshkrimit dhe i njejti shfugizohet pas gjashte (6) muajve, me kusht qe i lartépermenduri ne piken i te ketij vendimi nuk perserite shkeljen apo nuk kryen shkelje tjera te parapara me Rregulloren per Procedurën Disioplinore te Federates se Boksit te Kosovës.
ARSYETIM
Me date 22.03.2025, Halil Morina trajner i Klubit te Boksit “Kastritoti” nga Klina, gjatë mbajtjes së turneut “Epopeja e Dukagjinit”, derisa po zhvillohej megi në kategorin 63 kilogram në mesë të Ylli Fazlia dhe Dion Belegu, gjatë raundit të dytë, përderisa giyqtari i meçit ishte duke i shiptuar vërejtje boksierit nga Klubi i Boksit “Kastrioti”, Halil Morina trajner i Klubit të Boksit “Kastritoti” nga Klina, ndërhyn në ring dhe e nxjerrë nga ringu boksierin e tij dhe e fyen dhe ofendon rënd giyqtarin e meçit, ku si rezultat edhe ndërpritet meçi dhe pengohet edhe mbarevajtja e turneut në fjalë, me çka edhe kryen shkelje disiplinore nga neni 49 i Rregullores për Proceduren Disioplinore të Federatës së Boksit te Kosovës.
Para kësaj ngjarje, është bërë tërheqja e shortit, ku edhe vete Halil Morina ka marrë pjese dhe nuk ka pasur as edhe një vërejtje.
Deshmitar të kësaj ngjarje kanë qenë edhe vetë giyqtari i meqit, delegatët dhe po ashtu edhe vete bokserët e meçit.
KESHILLE JURIDIKE: Ndaj ketij vendimi lejohet ankesa pranë Komisionit të Ankesave të Federatës së Boksit, dhe atë në afat prej 8 ditësh nga marrja e këtij vendimi.
