GJAKOVA E PRITI KAMPIONATIN INDIVIDUAL TË BOKSIT
Për dy ditë radhazi, gjatë fundjavës, Pallati i Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë u bë qendra e boksit kosovar, duke pritur rreth 96 boksierë nga 24 klube të ndryshme të vendit, në kuadër të Kampionatit Individual.
Masiviteti dhe niveli i garave sollën emocione të veçanta për publikun, me duele të zhvilluara në katër grupmosha:
• Shkollarë
• Juniorë
• Të rinj (Youth)
• Seniorë
Pas dy ditësh të mbushura me përballje të forta dhe plot pasion, u shpallën edhe më të mirët për secilën kategori:
Shkollari më i mirë: Muhamet Gashi (çmimi u nda nga Gzim Daka – sektori i sportit)
Junior më i mirë: Triumf Dobraj (çmimi u nda nga Fatmir Makolli)
I riu më i mirë (Youth): Luan Rrahmani (çmimi u nda nga Dardan Elshani)
Seniori më i mirë: Taulant Jakupi (çmimi u nda nga Enver Krasniqi)
Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesve – boksi kosovar po rritet me hap të sigurt








