Turneu i boksit “LIRIA KA EMËR “ Vushtrri 20.04.2025

Klubi i Boksit ”Vushtrria”Vushtrri në bashkëpunim me DKRS-në sot organizoi Turneun e boksit “LIRIA KA EMER”

Në këtë turne morën pjesë boksier nga Kosova dhe Shqipëria të të gjitha grupmoshave. U zhvilluan gjithsejt 11 duele, të pranishmit në palestrën sportive “Jeton Tërstena Tota” u ndan të kënaqur me boksin që u zhvillua gjatë këtyre dueleve.

Gjyqatarë:

Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, m.kohe Qendrim Avdiu

Delegat: Sylejman Voca