Kosova me dy boksierë dhe dy boksiere në turneun ndërkombëtar “Brussels Capital Tournament”

Ekipi i Kosovës në boks ka udhëtuar sot drejt Brukselit të Belgjikës për të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Brussels Capital Tournament”, i cili do të mbahet nga 24 deri më 28 prill 2025.

Kosova do të përfaqësohet me: Donjeta Sadiku (60 kg) dhe Agnesa Veseli (48 kg), të cilat do të udhëhiqen nga u.d. selektorja Marjola Sallauka dhe boksierët, të cilët janë pjesë e programit “Super Sportistët”, që mbështetet nga MKRS dhe KOK, Taulant Jakupi (85 kg) dhe Donat Syla (90 kg), që do të udhëhiqen nga trajneri Todor Angelov. Pjesë e ekipit është edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, i cili do të ndajë drejtësinë.

Ky turne shënon pjesëmarrjen e parë të Kosovës në kuadër të Federatës Botërore të Boksit – World Boxing.