Donjeta Sadiku në finale të turneut ndërkombëtar “Brussels Capital Tournament”

Donjeta Sadiku në Finale të Turneut ndërkombëtar “Brussels Capital Tournament”, 24 – 28 prill 2025 Bruksel (Belgjikë)

Sot me 26 prill në gjysmëfinale Donjeta Sadiku mundi bindshëm 5:0 boksieren nga Mali i Zi Bojana Gojković ku shkëlqeu në ring dhe me plot merit u plasua në finale ku për kundërshtare do të ket boksieren nga Italia Nicoli Rebecca.

Poashtu boks të mirë dhe luftarak tregoi +90kg.Donat Syla i cili edhe pse fitoi dy raundet e fundit 3:2 por humbi raundin e par 5:0 kundër boksierit vendor të Belgjikës Baalla Aminie, gjyqtaret fitoren ja dhan boksierit vendor, dhe Donat Syla mbetet me medalje të bronzët edhe pse e meritoj të ishte në finale.

Me medalje të bronzët mbeten 48kg.Agnesa Veseli e cila pësoi humbje nga boksierja vendase Khay Sofia, dhe 85kg.Taulant Jakupi i cili në raundin e parë lëndoi dorën dhe dueli u ndërpre nga mjeku dhe urgjent u dërgua në spital të vendos dorën në gipsë, u.d.selektorja Marjola Sallauka u nda e kënaqur me boksin që treguan vajzat, e sidomos Donjeta edhe nesër pret fitore dhe të stoliset me medalje të artë.

Edhe trajneri i super sportistit Donat Syles, Todor Angelov u nda i kënaqur me boksin dhe formen që tregoi Donati.