SHOQATA E GJYQTARËVE TË KOSOVËS NË BOKS
SEMINARI DHE PROVIMET PËR GJYQTAR TË BOKSIT
Federata e boksit e Kosovës përkatesisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit nesër me 09 Shtator në ora 12h. në Shtëpin e Sporteve në Prishtinë organizon seminarin dhe kollokfiumin(provimet) për gjyqtare ,si dhe pranimin e 6 gjyqtarëve të rinjë
Para fillimit të sezonit vjeshtor të garave në boks shoqata e gjyqtarëve mban seminarin dhe kollokfiumin (ripertrirje të diturise ,provime) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të afte për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit vjeshtor.
Ky seminar ishte me randësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve.
Shoqata e gjyqtarëve të boksit të Kosovës ka parapare që në muajin shkurt të ftoje një delegacion nga AIBA që të ja mundësoj edhe gjyqtarëve të Kosovës licencimin në gjyqtarë ndërkombëtare AIBA ku edhe do të ju nënshtrohen provimeve.
Për gjyqtarë ndërkombëtar kemi 5- 6 gjyqtare që i plotësojnë kushtet për këtë avansim.
Ligjerues për gjyqtarë do të jenë gjyqtarët me licence ndërkombëtare AIBA Latif Demolli dhe Rrustem Konjuhi.