E nderuara familje e z. Agim Binaku
Me pikëllim dhe dhembje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Agim Binaku, gazetar shumëvjeçar i sportit, redaktor i sportit në RTV 21.
Z. Binaku për shumë vjet dha kontribut të çmuar në sport përmes emisionit “2me1”, duke promovuar vlerat e lëvizjes olimpike dhe sportit në përgjithësi.
Komuniteti i sportit dhe gazetaria sportive humbën një punëtor të palodhshëm, i cili gati një jetë ia kushtoi sportit.
Ndaj, në emër të Federatës së Boksit të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, RTV 21, dhe gjithë sportistëve e miqve të tij.
Me respekt,
Z.Ramadan Selimi,
President i Federatës së Boksit të Kosovës