DONJETA SADIKU NË FINALE.

Sonte në gjysëmfinale të turneut ndërkombëtar”Bocskai Istvan” Donjeta Sadiku fitoi me ndërprerje në raundin e dytë kundër boksieres vendore hungarezes Olah Eszier dhe u kualifikua në finale që do të boksoj kundër boksieres Kroate Sara Behram.
Finalet zhvillohen nesër me 10 shkurt me fillim në ora 16:00.
Ky ishte meqi i parë i Donjeta Sadikut në konkurencen e senioreve,edhe njëherë Donjeta Sadiku dëshmoi se nuk është rastësisht nënkampione e Botës 2015,Kampione e Evropës 2016 dhe nënkampione e Evropes 2017.