KOSOVA 2 MEDALJE NGA KAMPIONATI EVROPIAN

Sot u zhvilluan gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian për kadet dhe kadete(shkollar) Në program ishin edhe dy boksieret Kosovare 57kg.Lirie Mazreku humbi nga boksierja Ruse Pelevina Sofia, edhe pse humbi Lirie Mazreku dha gjithqka nga vetja dhe përvoja e bëri të veten dhe fitorja i takoi boksieres nga Rusia.
Poashtu humbje pësoi edhe 63kg.Anamaria Koni nga boksierja me përvoje Rusja Safina Alina, boksierja luftarake Anamarija Koni dha gjithqka nga vetvetja gjatë tre raundeve por përvoja ndërkombëtare e boksieres Ruse bëri të veten dhe boksierja nga Rusia Safina Alina u shpall fituese, por Lirie Mazreku dhe Anamaria Koni mbeten me medalje të bronzet që është një sukses i madh i boksit Kosovare, ku Kosova në ket Kampionat ka marë pjesë me 1 boksier dhe 2 boksiere dhe ka siguruar 2 medalje.
Shumë shtete pjesëmarëse kanë marë pjesë në ket Kampionat Evropian me komplet ekipa 20 boksiere djemve dhe vajzave dhe kanë mbetur pa medalje.
Poashtu edhe trajneri Votim zaplluzhani është i kënaqur me boksin që treguan vajzat tona vetëm i mungojnë meqet ndërkombëtare dhe sparingje, por nga këto vajza në të ardhmen presim shumë suksese në kampionate Evropiane e Botërore.
Në kët Kampionat Evropian drejtësinë po ndan gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli