Venhar Haziraj në Finale. Sonte në gjysmëfinale boksuan 4 boksierët Kosovarë ku dy boksier humbën për shkak të lëndimeve të vetullave.
Në 56kg.Besfort Merlaku boksoi shumë mirë kundër boksierit të Gjermanisë Alen Rahimiq dhe gjatë tri raundave boksoi si luan në nji meqë të barabartë por në fund gjyqtarët fitues shpallën boksierin nga Gjermania.
69kg.Venhar Haziraj boksoi për mrekulli kundër boksierit nga Serbia Nikolla Zhivanoviq dhe gjatë tre raundeve Haziraj plasoi goditje të pasterta dhe precize dhe me plot merit me rezultat 2 me 1 gjyqtarët shpallen fitues boksierin Venhar Haziraj i cili u plasua në finale.
Ndërsa lufta më e mirë ishte ndërmjet 69kg.Patriot Behramit dhe boksierit më të mirë të Bosnes Adem Fetahoviqit ku u zhvillua një luftë e fortë me goditje të njëpasnjëshme dhe në raundin e tretē Behrami dominoi në ring edhe pse boksieri Fetahoviç lëndoi me krye vetullen e Patriot Behramit por Behrami luftoi si luan dhe në fund gjyqtarët fitues shpallen boksierin vendor Adem Fetahoviçin.75kg.Armend Neziraj nisi për mrekulli meqin kundër boksierit Kroat Mladen Slobjeslavski por në raundin e dytë lëndoi vetullen dhe kështu mjeku ja ndërpreu meqin për shkak të lendimit.