Presidenti i Federatës së Boksit të Kosovës Ramadan Selimi, po merr pjesë në punumet e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Evropian të Boksit (EUBC), e cila po mbahet në kryeqytetin rus Moskë.
Shtëpia evropiane e boksit (EUBC), po shqyrton një varg çështjesh me rëndësi, sidomos pas alamit të fundit që shkaku i keqmenaxhimit global të këtij sporti, boksi rrezikon të hiqet nga Lojërat Olimpike në Tokio 2020.
Ramadan Selimi është tash e sa kohë edhe pjesë e Komisionit Evropian për boksin e femrave, duke qenë i vetmi përfaqësues që boksi kosovar e ka patur ndonjë herë në institucione të tilla.
Punimet e Asamblesë së EUBC-së në Moskë mbyllen sot.