Në 64 kg. Donjeta Sadiku boksoj meqin gjysmëfinal kundër bokseres Rumune Borzei Dana dhe nuk lejoi kurfare befasie që nga raundi i parë e sidomos dy raundet e fundit ishte në nivelin e duhur si një Kampione e Europes dhe Nënkampione e Botës dhe me rezultat unanim 5:0 shpallet fituese Donjeta.
Në 52 kg. Bashkim Bajoku edhe pse ishte meqi i parë në arenen ndërkombëtare dhe i pa provoj në konkurencën e seniorëve boksoj kundër bokserit vendor Turk Batuhan Ciftci, edhe pse pësoi humbje që nga raundi i parë Bajoku filloj furishëm dhe pa respektuar kundërshtarin me shumë përvojë gjatë tre ruandve tregoi një teknik të përsosur dhe tregoj se është një e ardhme e boksit Kosovar.
Në këtë meq Bajoku boksoj meqin gjysmëfinal edhe pse humbi e siguroi medaljen e bronzët.
Në 63 kg. Shpejtim Bajoku boksoj meqin qerekfinal kundër bokserit Bullgar Vensan Kirkorov. Bajoku gjatë tre raundve boksoj si luan, gjatë tre raundeve duke sulmuar kundërshtarin dhe plasuar goditje të sakta dhe të forta dhe me vendim unanim të gjyqtarëve 5:0 shpallet fitues Shpejtim Bajoku, i cili e siguroi medaljen e bronzët dhe kualifikohet për në gjysmëfinale.