Boksieri i kombëtares së Kosovës, Patriot Behrami, ka bërë luftë të madhe por nuk ia del në përballje me boksierin belg Mohamed Rachem.
“Në sesionin e dytë të turneut ndërkombëtar ‘Strandja’, në ring u paraqit 69 kg Patriot Behrami kundër boksierit Rachem dhe u zhvillua meç i fortë.
Gjatë 3 raundeve dy boksierët nuk kursyen asgjë, me goditje të njëpasnjëshme dhe boks cilësor, në fund me vendim të gjyqtarëve fitues shpallet boksieri Rachem”, njofton Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.
Behrami i pafat sepse me pak fat dot të fitonte luftën, duke iu referuar Demollit.