Donjeta Sadiku pëson humbje në përballje me italianen Alessia Mesiano në kuadër të turneut “Strandja” në Sofje të Bullgarisë.
“Në sesionin e parë në ring u paraqit në 60 kg Donjeta Sadiku kundër boksieres italiane, ku humbi këtë duel për arsye se nuk mundi të jep as 50 për qind nga vetja për arsye shëndetësore.
Edhe pse selektori Besim Brahimi nuk deshti ta fus në ring sot por Donjeta këmbënguli dhe u paraqit në ring.
Ajo nuk ishte në gjendje të tregoj atë shpirtin luftarak të saj por shpresa e madhe Olimpike Donjeta Sadiku pas një ose dy ditë pushimi vazhdon me ushtrimet dhe sparingjet gjatë gjithë kohes së këtij turneu”, njofton Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.