Në 52kg.Bashkim Bajoku dhe në 57kg.Leotrim Rexhepi edhe pse pësuan humje nga boksierët më të mirë të bullgarisë vëllezërve Asenov, treguan boks të mirë dhe cilsor, e sidomos shkëlqeu në ring i riu 18 vjeqari Bashkim Bajoku kundër boksierit më të mirë të Bullgarisë dhe Evropes Daniel Asenov 6 herë kampion Evropian 2 herë për senior 2 herë për të rinjë dhe 2 herë për junior, por Bajoku luftoi si luan pa e respektuar kundërshtarin me përvoj të madhe dhe për asnjë qast nuk ju shmang luftës dhe u shkëmbyen shumë goditje nga dy boksierët por përvoja e bëri të vetën dhe fitues doli boksieri bullgar Daniel Asenov, por Bashkim Bajoku sot tregoi se po vjen një boksier që në të ardhmën e shkurtë Kosovës do ti sjellë medalje nga kampionatet Evropiane e Botërore dhe do të jetë shpresa Olimpike e Kosovës.
Në 57kg.Leotrim Rexhepi poashtu boksoj kundër boksierit Bullgar Bojan Asenov i cili është në mesin e boksierëve më të mirë bullgar dhe gjatë tre raundeve boksoi si boksier i kalibrit të larte dhe luftoi si luan, edhe pse pësoi humbje tregoi një shpirt luftarak, dhe qdo meqë po tregon se është një e ardhme e boksit Kosovar.
Selektoret Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi u ndanë të kënaqur me boksin që treguan dy boksierët tanë në ring.
Drejtësinë në kët turne të madh ndërkombëtar po ndan edhe gjyqtari ndërkombëtar AIBA Latif Demolli.