SHGSK U PRIT NGA FEDERATA E BOKSIT E KOSOVËS

Dy nënkryetarët e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), Alba A. Merovci dhe Jon Ajeti, u pritën të enjtën nga zyrtarë të Federatës së Boksit të Kosovës, sekretari Mehmet Bogujevci dhe zëdhënësi, Latif Demolli.

Në këtë takim shumë miqësor, nënkryetarët e SHGSK-së, Alba Merovci e Jon Ajeti, i informuan zyrtarët e FboxK-së lidhur me bordin e ri si dhe me aktivitetet e Shoqatës.

Në këtë takim u theksua nevoja e bashkëpunimit si dhe ngritja e kapaciteteve të përbashkëta, për sfidat që i presin këto dy institucione.

Në anën tjetër, krerët e FboxK-së e falenderuan SHGSK-në për punën që po bën, duke inkurajuar gazëtarët që të kenë më shumë në fokus aktivitetet vendore.

Në këtë takim, u diskutuan edhe shumë çështje që kanë për qëllim interesin e përbashkët të gazetarëve sportivë dhe të Federatës së Boksit të Kosovës.