AIBA shpalli Beogradin si një qytet pritës të Kampionatit Botëror të Boksit për seniorë të vitit 2021.
Kombëtarja e Kosovës në boks do të paraqitet për pjesëmarrje në Kampionatin botëror në vitin 2021 në Beograd (Serbi) me 3 ose 4 boksierë.
Kombëtarja e boksit të Kosovës pas pranimit në federatën Botërore të boksit AIBA në vitin 2013, ka marrë pjesë në të gjitha kampionatet botërore që janë organizuar deri më tani, edhe pse disa prej shteteve nikoqire nuk e kanë njohur Kosovën si shtet si Armenia, Kazakistani, Azerbejgjani, Georgjia etj. Por ne kemi marre pjesë.
I vetmi shtet ku qeveria e shtetit nikoqir nuk na ka lejuar t] marrim pjesë është India në kampionatin botëror për femra, ku Donjeta Sadikut nuk ju lejua pjesëmarrja dy vite të marrë pjesë në kampionatin e të rejave (youth) dhe seniore.
Por besojmë dhe shpresojmë se Kosova do të parqitet me flamur dhe himnë të shtetit në këtë kampionat botëror që do të organizohet në Serbi, për arsye se FboxK me kohë do të dërgoi letrat me emrat e ekipit të Kosovës në zyret e federatës Botërore AIBA, poashtu dhe në zyret e organizatorit.
Duhet cekur se në vitin 2014 Kosova për të paren herë u paraqit të marrë pjesë në kampionatin botëror në Armeni shteti i cili nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk lejuan ekipin e Kosovës të hyn në Armeni.
Ekipi i Kosovës qëndroi 24 orë në aeroport dhe bëri ankes në federatën botërore AIBA te kryetari Ching-Kuowu i cili lajmëroj organizatorin duke thënë “Nëse Kosovës nuk i lejohet pjesëmarja atëher do ta anulojmë kampionatin botëror”.
Dhe pas ketij mesazhi të presidentit Kuowo Kombëtarja e Kosovës u lejua të mare pjesë.
Dhe besoj se kjo histori nuk do të përsëritet dhe Kosova do të marr pjesë si gjdo shtet tjetër që është i barabart në federatën botërore AIBA me të drejta të plota.
Edhe pse disa prej sporteve të Kosovës nuk ju është lejuar nga Serbia të marin pjesë në gara të ndryshme Evropiane (Karate,Henboll).
Në vitin 2017, kampionati botëror iu dha Indisë, dhe me marrëveshjen e qytetit pritës New Delhi u nënshkrua në Janar 2019.
Sipas kësaj marrëveshje, gjysma e tarifave të pritësit pritej të paguhej në 1 Dhjetor 2019.
Pasi New Delhi nuk i ka përmbushur detyrimet e tij për të paguar tarifën e pritësit siç përmendet në kushtet e Marrëveshjes së qytetit pritës AIBA nuk kishte zgjidhje tjetër përveç që të ndërpresë kontratën në Prill 2020.Prandaj, India do të duhet të paguante një dënim anullimi prej 500.000 USD.
Komiteti Ekzekutiv i AIBA diskutojë dhe mori vendim unanim që organizimi ti ipet palës së dytë konkuruese Serbisë.
Kampionati botëror i boksit për meshkuj AIBA zhvillohet në qytetin e Beogradit në vitin 2021.
Presidenti i përkohshëm i AIBA-s, Mohamed Moustahsane pohoi se” Ky Kampionat Botëror do të ishte një ngjarje e madhe për Serbinë”, dhe shtoi
“Ne besojmë se do të mbajmë kornizën kohore të planifikuar dhe do të zhvillojmë Kampionatin Botëror në 2021 nëse situata pandemike është nën kontroll. Sapo të jetë rregulluar, kjo do ti ndihmojë boksierët tanë që të planifikojnë përgatitjen për vitin e ardhshëm siç duhet”,vuri në dukje Presidenti i përkohshëm i AIBA.
Presidenti i Federatës Serbe të boksit, Nenad Borovcanin, deklaroi se Kampionati botëror është rikthyer në Beograd pas 43 vjetësh,pas kampionatit historik të vitit 1978 në kryeqytetin e Jugosllavisë, kjo është hera e dytë që kombi ynë të kthehet si nikoqirë.
Jam i sigurt se i gjithë vendi do të jetë krenar të presë Kampionatin në Beograd. Serbia ka gjithçka për të organizuar një ngjarje të shkëlqyeshme për atletët, trajnerët, zyrtarët dhe, natyrisht, për tifozët tanë të boksit “tha ai.
Duhet cekur se në vitin 1978 në kampionatin botëror në Beograd kanë marë pjesë dhe 2 boksier Kosovare Sami Buzolli dhe Mehmet Bogujevci.
Sami buzolli u eliminua nga boksieri më i mirë i kampionatit Mushoki, ndërsa Mehmet Bogujevci pas shumë luftrave të vështira arriti në finale dhe zuri vendin e dytë si nënkampion bote dhe fitoi medaljen e argjentë.