Boksierët e Kombëtares së Kosovës po përgatiten në Brezovicë, për sfidat e ardhshme.
Federata e boksit e Kosovës, sipas planprogramit të paraparë për përgatitje bazike (malore) me boksierët cilësor të kombëtares së Kosovës, që janë të ndarë në 3 grupe, vazhdon me grupin e tretë.
Përgatitjet bazike fillojnë nga 19 – 30 korrik 2020, do të zhvillohen në lartësi mbidetare 1200-1700 metra në Brezovicë në ambient të hapur, ushtrime forcë, kondicion, qëndrueshmëri etj. Do të stërvitet 3 herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH dhe IKSHP.
Në stërvitje do të marrin pjesë 10 boksierë, sipas vendimit të BE te FBOXK-së, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 metra.
Në përgatitje udhëtuan: Leonit Gubetini, Luar Aliu, Çlirim Berisha, Gentrit Gashi, Samir Malsori, Lorent Murati, Remzo Mustafiq, Altin Shala, Renat Mehmeti dhe Leonit Muhaxheri. Trajner Shefki Bogujevci.