TURNEU NDËRKOMBËTAR “LAH NIMANI” PËR TË RINJË (YOUTH) 19-20.09.2020 PRISHTINË

Federata e boksit e Kosovës për shkak të pandemisë Covid19 është detyruar ta shtyej dy herë turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” i cili ka qenë në kalendarin e garave për muajin maj, pastaj është shtyer për muajin korrik dhe tani FboxK ka caktuar daten 19-20 shtator 2020.

Pasi qe në Europë dhe rajon kane filluar të mbahen garat në boks, federata Europiane EUBC ka përpiluar kalendarin e ri të garave ,dhe ne sipas këshillave dhe udhezimeve të EUBC, duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH,MSH dhe IKSHP. do të fillojmë me gara dhe besojme dhe shpresojmë se do të marim lejen nga MKRS dhe IKSHP.

Turneu “Lah Nimani” organizohet për moshat 17-18 vjeqar (2002-2003) dhe ky turne është i mirseardhur pë boksieret tanë para kampionatit Europian që do të mbahet me 11 – 23 nentor në Budva (Mali i Zi).