PËRGADITJET E BOKSIEREVE (FEMRAVE) TË KOMBËTARES SË KOSOVËS NË DURRËS

Kombëtarja e Kosovës në boks (femrat) janë duke i zhvilluar përgaditjet speciale tekniko – taktike në Durrës nga 22 shtator – 02 tetor.
Pas përgaditjeve bazike ( malore) po vazhdojn përgaditjet (taktike, teknike, sparingje, kondicion, qendrushmëri etj)në Durrës, para garave ndërkombëtare (turnet dhe kampionatet Europiane) që na presin në muajet në vijim.
Pergaditjet po zhvillohen 3 herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga OBSH, MSH dhe IKSHP, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m.
Keto përgaditje janë të mirseardhura e sidomos për kampionen Evropiane Donjeta Sadikun e cila do ta perfaqsojë Kosovën në dy turne të mëdha ndërkombëtare në muajin tetor :
1.Turneu ndërkombëtar “GRAND PRIXl” në Zagreb (Kroaci)07 – 11 tetor 2020.
2.Turneu ndërkombëtar “BALKAN” në Botevgrad (Bullgari) 19 – 25 tetor 2020.