KOSOVA NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR “BALKAN” BOTEVGRAD, (BULLGARI)

Nesër me 19 tetor ekipi i Kosovës në boks udhëton në Bullgari ku boksierja Donjeta Sadiku 60kg. do ta përfaqesoi Kosovën në turneun e madh ndërkombëtar “BALKAN” Botevgrad, (Bulgari) 19 – 25 tetor 2020, ekipi i Kosovës do të përfaqesohet dhe nga trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar (AIBA) Latif Demolli i cili do të ndanë drejtësinë.
Nikoqiri ka njoftuar se ky turne do të jetë njëri ndër turnet më të mëdha për vitin 2020 për boksiere (femra) dhe se pjesëmares do të jenë disa prej shteteve më të fuqishme në boks.