Kosova me 3 boksier në Kampionatin evropian 17-18 vjeçar, që mbahet me 11 – 23 nëntor në Budvë.
Kosova në Kampionatin Evropian do të përfaqësohet me 56 kg Luar Aliu, 64 kg Çlirim Berisha, 91 kg Remzo Mustafiç, selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndajë drejtësinë.
Edhe pse në këtë kampionat ka qenë i paraparë dhe boksieri 69 kg Leonit Gubetini por për shkak të lëndimit në turneun “Lah Nimani” nuk do të udhetojë.
Selektori Shefki Bogujevci me 3 boksierët sot ka udhëtuar në përgatitje të përbashkëta me kombëtaren e Shqipërisë në Durrës dhe nga atje do të udhetojnë në Budvë”, njofton federata.