Boksierët e Kombëtares së Kosovës kanë shënuar sukses të madh në turneun ndërkombëtar në Sarajevë.
“Ekipi i Kosovës më i suksesshmi ne turneun ndërkombëtar ‘Mustafa Hajrulahović-Taljan’ në Sarajevë.
Kosova rrëmbeu tri medalje të arta, një të argjendtë dhe tri kupa.
Shpejtim Bajoku shpallet boksieri më i mirë i turneut ‘Hakija Turajliç –Talijan’.
52 kg Bashkim Bajoku fitoi medaljen e artë dhe kupën si boksieri më teknik i turneut, ndërsa 64 kg Shpejtim Bajoku – medalja e artë dhe kupën si boksieri më i mirë i turneut.
69 kg Patriot Behrami fiton medaljen e artë, kurse në 81 kg Besart Pireva u stolis me medalje të argjendtë dhe kupën si boksieri më luftarak”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.
Selektori Shefki Bogujevci u nda i kënaqur me boksin qe treguan boksierët tanë, shfaqën një boks cilësor. Në këtë turne drejtësinë ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.