Boksieri i Kombëtares së Kosovës, Besart Pireva (81 kg), ka bërë luftë të madhe por iu bë e padrejtë nga gjyqtarët dhe kësisoj eliminohet, mbetet pa medalje në turneun e madh “Strandja” në Sofje të Bullgarisë.
Ai u ballafaqua me ukrainasin Kost Maxym.
Pireva boksoi mjaft mirë por në fund gjyqtarët vendosën që t’ia japin fitoren ukrainasit.
Kosova ka vetëm një përfaqësues tani, boksieren Donjeta Sadiku, ndërsa të tjerët janë eliminuar.
Nuk duhet harruar faktin, se Besart Pireva ka një fitore dhe një humbje në turneun shumë të fortë.