Sadiku është mposhtur sot nga Karina Ibragimova e Kazakistanit, kategoria deri në 60 kg.
Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, gjyqtarët i mohuan fitoren Sadikut.
Donjeta, që dje shënoi një fitore, mbetet shpresa e vetme e boksit për të fituar normën olimpike Tokio 2020.
Sot garoi edhe Bashkim Bajoku, i cili u mund nga irlandezi, Brendan Irvine, kategoria 52 kg. Irvine ishte medalist i argjendtë në Lojërat Evropiane Baku 2015.
Turneu “Strangja” vlerësohetjëri nga më të fortit në Evropë.