Federata e Boksit të Kosovës, ka bërë të ditur, se turneu ndërkombëtar “Lah Nimani” në boks, do të mbahet në fillim të javës së dytë të muajit maj.
“Turneu ndërkombëtar “Lah Nimani” për të rinjtë 2003 – 2004, mbahet në Prishtinë, me 8-9 maj”, njofton federata.
Në turne pritet të marrin pjesë boksierë nga shtetet e jashtme.