Shpëtim Bajoku dhe Besart Pireva shënojnë fitore në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik në boks, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Sot në çerekfinale i pari në ring u ngjit 64 kg Shpëtim Bajoku i cili boksoi për mrekulli kundër boksierit të Kroacisë Filip Poturoviq dhe nuk lejoi asnjë befasi dhe dominoi gjatë tre raundeve dhe bindshëm fitoi.
Ai siguroi medaljen. Meçin e radhës në gjysmëfinale do të boksojë me 8 maj.
Boksieri i dytë në ring u ngjit 81 kg Besart Pireva i cili për kundërshtar kishte njërin prej boksierëve më të mirë të Shqipërisë, Arjan Kajoshi.
Pireva qysh nga raundi i parë filloi të dominoi në ring duke përdorur një taktikë duke goditur kundërshtarin dhe duke ju shmang goditjeve nga kundërshtari.
Kështu vazhdoj të boksoj gjatë tre rundave kundër boksierit luftarak siç është Kajoshi dhe në fund me rezultat unanim fitues shpallet Besart Pireva. Edhe Pireva siguroi medaljen dhe meçin e radhës e ka me 8 mars, njofton Federata e Boksit të Kosovës.