Boksieri i Kombëtares së Kosovës, Besart Pireva, shkëlqen në Kampionatin Evropian për U-22, që po zhvillohet në Roseto të Italisë. Pireva kaloi rrethin e parë.
Boksieri i talentuar nga Kosova, në kategorinë 81 kg e mposhti estonezin Aas Stiven.
Një fitore e madhe dhe që e ngritë edhe më shumë rejtingun e boksit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.
Pireva që nga raundi i parë filloi ta bombardoi kundërshtarin me goditje precize dhe të forta, gjithni duke e sulmuar dhe duke tubuar pikë.
Dhe në fund me rezultat 5 me 0 u shpall fitues Besart Pireva, i cili tregoi se nuk është rastësisht ndër boksierët më të mirë të Kosovës.