Federata e Boksit e Kosovës ka vazhduar sot me nënshkrimin e kontratës me sponsorin e dytë, i cili do të mbështes boksin kosovar. Sponsori i dytë i FBOXK-së, është kompania BNT SH.P.K.
Në emër të federatës, kontratën e nënshkroi kryetari, Enver Krasniqi, ndërsa në emër të kompanisë, pronari, Arben Aliu.. Marrëveshja u lidh në kuadër të Ligjit për Sponsorizim.
Në javët dhe muajt e ardhshëm, FBOXK do të nënshkruajë kontrata edhe me sponsorë të tjerë, me të cilët është në prag të finalizimit të marrëveshjeve.
Federata falënderon përzemërsisht kompaninë BNT SH.P.K., e cila bashkë me sponsorët tjerë, do të jenë përkrahës të aktiviteteve të federatës dhe boksierëve tanë.