VENDIMET E BORDIT NGA MBLEDHJA E FUNDIT – 08.02.2022

Bordi i Federatës së boksit të Kosovës në mbledhjen e fundit mori këto vendime:
1. Të gjitha klubet e boksit të regjistruara në FboxK të paraqesin turnet që do ti organizojnë gjatë vitit 2022 që të regjistrohen në kalendarin e garave zyrtare të FboxK për vitin 2022.
2.Të gjitha klubet e boksit të regjistruara në FboxK, kanë për obligim që gjatë vitit 2022 të organizojnë nga një turne të hapur të boksit për të gjitha grupmoshat.
Në kët vendim nuk hynë dhe nuk kushtëzohen turnet memoriale që i organizojnë klubet.
3.Të gjitha klubet të kenë email adresë për njoftime përndryshe FboxK nuk mban përgjegjësi.
4.Të gjitha klubet që nuk i zbatojn këto vendime do të miren masa dhe do të sankcionohen me mospjesëmarrje në Kampionatin Individual të Kosovës, dhe nuk do të ju ftohen boksierët në Reprezentacionin e Kosovës, si dhe nuk do të ftohen në shpërblimet për sportistin e vitit.
5.Ankesen e boksierit të k.b.”Trepça” Lavdim Krasniqit bordi e shqyrtoi dhe vendosi të la në fuqi vendimin e komisionit disiplinor.