TURNEU NDËRKOMBËTAR I 73 “STRANDJA” SOFIA, BULGARIA 20-27 FEBRUARY 2022

Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në Sofje të Bullgarisë në turneun ndërkombëtar më të madhin në botë “Strandja”20-27 shkurt 2022.Kosova përfaqësohet me 3 boksier: 54kg. Bashkim Bajoku, 71kg.Patriot Behrami, 86kg.Remzo Mustafiç, 1 boksiere 60kg.Donjeta Sadiku, selektorët Besim Brahimi, Faton Xhakli dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Në këtë turne do të marrin pjesë 36 shtete nga 4 kontinente, Amerika Veriore dhe Jugore, Afrika dhe Evropa, me gjithsejtë 450 boksier/boksiere nga më të mirët e Evropës dhe botës.
Si boksierët/boksieret nga Italia, Lituania, Kili, Moldavia, Ishujt Cayman, Sierra Leone dhe shumë shtete tjera ndër to edhe Kosova.Turneu” Strandja” do të mbahet nga 20 shkurti deri më 27 shkurt në Sofje të Bullgarisë, ku për herë të parë do të ketë një fond çmimesh.
Fituesit në kategoritë individuale do të ndajnë plot 200,000.00 dollarë të siguruara nga Federata Ndërkombëtare IBA. Turneu ka një status “të artë” nga zinxhiri i Diamond League, duke e bërë atë të vetmin në Europë këtë vit.
Janë tre turne të këtij niveli në botë, me më shumë “argjend” dhe “bronz”. Secili sjell pikë për renditjen botërore, me finalet e më të mirëve në kategoritë që zhvillohen në fund të vitit.