Sot u zhvilluan finalet ku në ring u paraqiten 3 boksierët e Kosovës.
Rilind Muriqi ka fituar medaljen e artë, Lorent Murati – të argjendtën dhe Altin Shala – të argjendtën në turneun ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2022”.
71kg Rilind Muriqi triumfoi ndaj Besiart Gjetës nga Shqipëria dhe fitoi të artën me plot meritë.
57 kg Lorent Murati mposhtet nga boksieri bullgar Javier Diaz, edhe pse tregoi boks të mirë.
80 kg Altin Shala nuk ia doli me Arjon Kajoshin e Shqipërisë dhe në një meç të barabartë pësoi humbje. Trajnerët Mehmet Haxhani dhe
Lirim Shllaku u ndanë të kënaqur me boksin qe treguan boksierët tanë.
Drejtësinë e ndau Latif Demolli, që ishte edhe delegat dhe Marigona Beadini.