Boksierët e Kombëtares së Kosovës, Taulant Jakupi dhe Donat Syla, synojnë finalet e Kampionatit Evropian për të rinjtë.
Kampionati mbahet në Sofje të Bullgarisë, ndërsa boksierët tanë po tregojnë formë të lartë.
Më e mira është se medaljet e bronzta i kanë në xhep, synojnë finalet.
“Nesër në gjysmëfinale nga ora 14.00, në ring paraqitet 86 kg Taulant Jakupi kundër boksierit nga Italia Paolo Caruso, ndërsa gjysmëfinalisti i dytë 92 kg Donat Syla nga ora 18.00 bokson ndaj rumunit Florian Ionita.
Selektori Faton Xhakli pret fitore nga dy boksierët dhe kualifikimin në finale.
Në këtë Kampionat Evropian drejtësinë me notë të lartë po e ndan gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.