Boksierja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore të madhe në Kampionatin Botëror.
Edhe një fitore me peshë të madhe që e afron drejt zonës së medaljes, në botërorin që po mbahet në Stamboll.
Boksierja ka shënuar fitore në peshën lehtë, duke e mundur Jocelyne Tshamala të Kongos.
Boksierja jonë kualifikohet në çerekfinale dhe me synime që të futet në gjysmëfinale.