Federata e boksit e Kosovës organizoj turneun tradicional ndërkombëtar i 14 me radhë “Lah Nimani” në boks, në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.
Pjesëmarrës boksierët nga Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi ,Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Dy ditë radhazi u tregua boks i mirë e me një organizim të shkëlqyer.
Sot në finale FBOXK bëri një pritje solemne medalistes botërore heroinës Donjeta Sadikut, ku te pranishëm ishin zëvendësministrja e sportit Daulina Osmani, presidenti i Komitetit Olimpik Ismet Krasniqi dhe kryetari i FBOXK-së Enver Krasniqi.